
Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, Edon Cana, u shpreh falënderues pas publikimti të rezultateve preliminare nga Rahoveci24.
PDK dega në Rahovec i ka mirëpritur rezultatet, pasi subjekti ka shënuar rritje prej rreth 1500 votash në nivel komunal.
Kjo rritje e PDK-së megjithatë nuk ishte e majftueshme për të fituar, duke dalë vetëm në vendin e dytë.
Kryetari i degës së PDK-së, Edon Cana, u shpreh se Rahoveci tregoi kulturë të lartë qytetare.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot, Rahoveci dhe mbarë Kosova dëshmuan edhe një herë kulturë të lartë qytetare dhe përkushtim demokratik. Me pjesëmarrjen tuaj në votime, treguat se e ardhmja ndërtohet me zë, me vullnet dhe me besim.
Faleminderit secilit që ushtroi të drejtën e tij demokratike!
Rruga jonë për një Kosovë më të mirë vazhdon me unitet dhe përkushtim.
Bashkë për Rahovecin! Bashkë për Kosovën!
Be the first to comment