Zyrtari i AAK-së ironizon me takimin Kurti-Mustafa, e quan “Kafja e Zajednicës”

Kafja e “Zajednicës” pa kurrfarë mesazhi për shtetin, kështu shkruan zëvendësministri i Mbrojtjes nga radhët e AAK-së Burim Ramadani.

Ramadani ka ironizuar duke lënë të kuptohet se ky koalicion nuk mund të merret me tema të mëdha.

Ky është publikimi i plotë i Ramadanit:

Paramendojeni nëse Isa dhe Albini, sot pas kafes së ‘Zajednicës’, do të jepnin një deklaratë të përbashkët që:

Territori i shtetit të Kosovës nuk vendoset në pazar me asnjë çmim;

Nuk e heqim taksën ndaj Serbisë pa njohje – nuk mund kush të merr paratë e Kosovës dhe me to të luftojë shtetin e Kosovës;

Nuk mund të ketë asnjëherë ‘Zajednicë’ me kompetenca ekzekutive, qysh e pati nënshkruar Isa dhe e pati kundështuar Albini, e që në fakt e ndali Ramushi!” shkruan Ramadani raporton Gazeta Blic.

Ai ka renditur më poshtë një sërë reformash të përfunduara nga qeveria Haradinaj.

“Ligjin e Pagave…ups e ka bërë Ramushi!

Ligjet e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes…ups e ka bërë Ramushi.

Fuqizimin e Komunave me prona…ups e ka bërë Ramushi.

Ligjin për ndaljen e Kazinove…ups e paska bërë Ramushi.

Rritjen 100 për qind të pagave për Gjykatës e Prokurorë…ups e ka bërë Ramushi.

Pagesën e borxhit për Policët dhe Zjarrëfikësit…ups e paska bërë Ramushi.

Luftimin e drogave nëpër shkolla…ups e paska bërë Ramushi.