Zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Sofie për avansimin e shërbimeve këshillimore

Zyra Këshillimore e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Rahovecit, është duke qëndruar në Sofie të Bullgarisë në kuadër të projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore”.

Siç njofton Drejtoria e Bujqësisë, ky projekt është i financuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa implementohet nga ESG (Economic Support Group).

Njoftimi i plotë:

Ne kuadër të projektit “Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit te shërbimeve këshillimore” i financuar nga Ministria e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural – Departamenti i Sherbimeve Keshilluese dhe implementuar nga ESG-Economic Support Group, përfaqësues te MBPZHR dhe keshilltare per bujqesi nga komunat e Kosoves ku po ashtu po mer pjesë edhe Zyra për shërbime këshillimore e DBPZhR-së të cilët po qendrojne ne Sofie te Bullgarise, per shkembimin e pervojave ne mes institucioneve homologe, si Sherbimi Kombetar per Keshilla Bujqesore.

Reklama