Zyrtarë e qytetarë nderojnë të rënët te Varrezat e Dëshmorëve

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me zyrtarë komunalë e qytetarë të komunës, ka vazhduar aktivitetet që shënojnë Ditën e Çlirimit.

Ai ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe vende të tjera, ku ka nderuar të rënët për lirinë e Rahvoecit dhe Kosovës.

“Në Ditën e Çlirimit të Rahovecit, sot, kemi bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe vendet që kujtojnë ata që sakrifikuan gjithçka për të arritur në këtë ditë! Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar Latifi.

Reklama