Zyra e Latifit e mbushur me qytetarë, thotë se po inspirohet e mahnitet nga të arriturat e tyre

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka pritur edhe këtë të enjte qytetarë të komunës, që shkojnë në zyrë të tij për të shprehur kërkesat e propozimet.

Latifi ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook nga takimet e sotshme me qytetarët, duke thënë se nga këto takimet po mahnitet e inspirohet nga të arriturat e bashkëqytetarëve të tij, shkruan RahoPress.

Njoftimi i plotë i Latifit;

Zakonisht, të enjteve mbajmë takime të rregullta me qytetarët e Komunës së Rahovecit.

Në takime pres afaristë e fermerë, të rinj e të reja, njerëz të vyeshëm e punëtorë që vijnë për bashkëbisedim, ndonjë shqetësim, kërkesë, ide etj.

Kjo praktikë është mirëpritur nga qytetarët, kurse edhe mua po më ndihmon që të kuptoj më mirë kërkesat dhe nevojat e tyre, por edhe shpesh që të mahnitem e inspirohem me të arriturat e shumë qytetarëve që i takoj!

Reklama