Zv/ministri Kastrati dhe drejtori Duraku në terren: Do të kërkojmë që dëmet nga vërshimet të kompensohen

Rreshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar shumë dëme në bujqësi edhe në Komunën e Rahovecit.

Bajram Kastrati, Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar se sot bashkë me drejtorin e Bujqësisë në Rahovec, Berat Duraku, kanë parë nga afër disa toka bujqësore që u vërshuan si pasojë e reshjeve të gjata atmosferike.

“Dëmet fatmirësisht nuk janë të mëdha dhe ne do të kërkojmë ndihmën nga institucionet qëndrore, e natyrishit do të angazhohemi që tu ofrojmë mbështetje sipas mundësive”, ka shkruar ai.

Reklama