
Aktivisti i shoqërisë civile nga Rahoveci, Betim Zllanoga ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme finale ndërmjet KB Rahoveci e Z Mobile Prishtina.
Zllanoga ka thënë se Rahoveci ka zhvilluar një sezonë të jashtëzakonshme, duke shtuar se pakkush e ka pritur këtë arritje të vreshtarëve.

Ai ka falënderuar basketbollistët e Rahovecit, ndërsa ka uruar Prishtinën për shpalljen kampion i Superligës së Kosovës.
Shkrimi i plotë i Zllanogës;
KB Rahoveci, ka zhvilluar një sezonë të jashtëzakonshme duke arritur në finale të kupës dhe superligës së Kosovës. Pak kush për mos të thënë askush nuk e ka pritur këtë arritje!
Një palestër me tifozeri e përbërë nga të gjitha moshat dhe gjinitë. Ishte e bukur, deri sot!
Sonte dështuam, rrezikuam një Klub dhe në veçanti u treguam mos mirënjohës ndaj punës, sakrificës dhe suksesit të lojtarëve, shtabit teknik dhe menaxhmentit të KB Rahovecit.
Faleminderit djema!
Urime KB Prishtina!
