Zhvillime vranësirash, mundësi për stuhi në disa pjesë të Kosovës

Tani kemi zhvillime të sërishme në veriun e Kosoves ku lokalisht ka rrebeshe të fuqishme shiu me bubullimë, ndërsa këto kushte do të vazhdojnë herë pas here sot pasdite dhe në mbrëmje dhe nesër duke u zgjeruar në shumë pjesë të Republikës së Kosoves, Maqedonisë së Veriut, verilindjes së Shqipërisë dhe veriut të Malit të Zi.

Vende-vende përsëri priten shtrëngata, potencialisht të fuqishme me mundësi për breshër.

Apelohet për kujdes të shtuar sidomos në komunikacion në kohen e stuhisë mundësisht të ndalet automjeti deri të kalon stuhia. Mundësisht shmangni daljet në ambientet e hapura gjatë stuhisë eventuale.

Mot i paqënrueshëm pritet sonte dhe nesër, ndërsa të premtën pritet të kemi përmirësim të përkohshëm të motit. Të shtunën pasdite përsëri mund të kemi rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. /MeteoBallkan