Zhuniqi merr votat e nevojshme për Kuvendin Komunal: Me 14 nëntor shënojmë fitoren e Smajl Latifit

Rumir Zhuniqi, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Rahovecit dhe kandidat për Kuvendin Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit, ka njoftuar se ka marrë votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit.

Në një njoftim në llogarinë e tij në Facebook, Zhuniqi ka thënë se kjo ishte hera e parë e tij që e kërkoi besimin e qytetarëve në zgjedhje, duke u shprehur i lumtur që ka marrë votat e nevojshme.

Po ashtu, Zhuniqi ka dhënë një mesazh për 14 nëntorin, ditën kur mbahet balotazhi dhe ku do të garojë për kryetar komune Smajl Latifi. Ai ka thënë se me 14 nëntor do të mbyllet edhe kjo garë me Latifin kryetar të Rahovecit.

Zhuniqi ka shkruar:

FALEMINDERIT RAHOVEC!

Kjo ishte hera e parë që dola në zgjedhje për të kërkuar besimin e qytetarëve me votë dhe sipas rezultateve të shpallura sot nga KQZ, unë do të jem pjesë e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Jam i lumtur që kam marrë votë nga çdo pjesë e komunës, pothuajse nga çdo vendbanim. Me këtë rast, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e besimin dhe ju siguroj që do të angazhohem me përkushtim për më shumë punë e projekte të mira në Rahovec.

14 nëntori është dita kur do ta përmbyllim këtë garë duke ia dhënë mbështetjen e plotë Kryetarit Smajl Latifi, i cili e fitoi bindshëm garën e 17 tetorit, duke i marrë mbi 47% të votave. Kryetari Latifi e ka dyfishuar mbështetjen, sepse e ka qeverisur me zotësi Rahovecin. Do të jemi bashkë edhe për një mandat, për projekte e investime të reja.

Reklama