Zhuniqi: Le ta përfundojmë me 14 nëntor atë që s’e përfunduam për pak me 17 tetor

Drejtori aktual i urbanizmit dhe asambleisti i zgjedhur, Rumir Zhuniqi, ka kërkuar nga qytetarët që ta mbështesin kandidatin për kryetar, Smajl Latifi, në balotazhin e së dielës.

Ai ka thënë se me ardhjen e Smajl Latifit në krye të Rahovecit katër vite më parë, ka ndryshuar kultura qeverisëse, por edhe i gjithë Rahoveci.

Sipas Zhuniqit, të dielën e 14 nëntorit duhet të përfundohet ajo që s’është përfunduar me 17 tetor, duke aluduar në fitoren e Latifit.

Zhuniqi ka shkruar:

Smajl Latifi është kryetar i qytetarëve, me të cilin ndryshoi kultura qeverisëse e bashkë me të edhe Rahoveci. Të dielën ai ka nevojë për mbështetjen tonë.

Le ta përfundojmë me 14 nëntor atë që s’e përfunduam për pak me 17 tetor.

SMAJL LATIFI 121

Reklama