Zhduken dy të mitur në Prizren brenda 24 orëve

Dy të mitur janë raportuar si persona të zhdukur në Prizren.

Rasti i parë është raportuar nga fshati Petrovë të Prizrenit, ku rreth orës 15:35, një grua ka raportuar se mbesa e saj e mitur është larguar nga shtëpia para tri ditëve, dhe nuk është kthyer deri më tani në shtëpi.

Sipas ankueses, kjo nuk është hera e parë që mesa e saj është larguar nga shtëpia pa informuar familjarët e saj.

Ndërsa në rastin e dytë, një nënë në Prizren ka raportuar mbrëmë pak para mesnate, se djali i saj i mitur mëngjesin e ditës së djeshme është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ende vendndodhja e tij.
Rastet po vazhdojnë të hetohen nga ana e policisë.

Reklama