Zgjatet orari i punës në komunë dhe lirohet parkingu për mërgimtarët

Komuna e Rahovecit ka marrë dy vendime që lidhen me pritjen e mërgimtarëve.

Kryetari Smajl Latifi ka njoftuar se vendimi i parë zgjatë orarin e punës në gjendjen civile, zyrës së pranimit dhe zyrës së tatimit në pronë, deri në orën 18:00 dhe të shtunën deri në orën 12:00.

Ndërkaq, vendimi i dytë i dedikohet lirimit të hapësirës së parkingut të komunës për mërgimtarët.

Vendimet hyjnë në fuqi nga 15 korriku.

Latifi ka shkruar:

Për vëllezërit dhe motrat tona, mërgimtarët!

Me qëllim që bashkatdhetarët tanë të priten sa më mirë gjatë pushimeve, sot, kam marrë dy vendime të cilat ndihmojnë lehtësimin e qëndrimit të tyre në Kosovë. Vendimi i parë ua zgjat orarin e punës zyrtarëve të gjendjes civile, të zyrës së pranimit dhe zyrës së tatimit në pronë, të cilët nga 15 korriku do të punojnë deri në orën 18:00 gjatë ditëve të javës dhe nga ora 09:00 deri në orën 12:00 të shtunën, kurse, me vendimin e dytë, punëtorët e komunës obligohen që të lirojnë hapësirat për parking në oborrin e komunës, për mërgimtarët!

Falënderoj personalisht secilin mërgimtar për kontributin ndaj atdheut, dhe ju siguroj se komuna është në dispozicionin tuaj, në mënyrë që të bëhet sa më i mirë qëndrimi i juaj në vendlindje!

Reklama