Zbulohet sasi e madhe nafte në Shqipëri

Kompania e naftës ‘Shell Upstream Albania B.V.’ ka bërë të ditur se duke u bazuar në testimet fillestare, ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të naftës në Shqipërinë qendrore.

Shell ka treguar se është gjetur një rrjedhë prej së cilës mund të nxirren mijëra litra naftë në ditë, por tani ka mbetur vetëm të përcaktohet kualiteti i lëndës së parë, shkruan Reuters.

“Jemi të kënaqur që këto teste fillestare kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe tani presim që të rritet biznesi ynë në Shqipëri”, ka thënë Marc Gerrits, i cili është zëvendës-shef ekzekutiv i zbulimit në Shell.

Reklama