Ylli i UFC-së mposht 10 marinsa amerikanë

Ylli i Arteve Marciale, Paddy Pimblett, ia ka dalë t’i mposhtë 10 marinsa amerikanë.

Në një video të publikuar në Youtube, ylli i UFC-së viziton kampin e marinsave amerikanë, me të cilët fillimisht bëri stërvitje së bashku.

Në fund ata vendosën ta provojnë veten ndaj luftëtarit të UFC-së, por 10 ushtarët radhazi dështuan.

Secili nga ta e humbi luftën duke u dorëzuar përballë Paddy Pimblett.

Gjithashtu gjatë përleshjes, shihet si Pimblett iu mëson disa teknika të tij marinsave amerikanë.

Pimblett është bërë një nga figurat më të njohura në qarkun e UFC-së, pasi fitoi tri ndeshjet e para që nga kalimi në UFC në vitin e kaluar.

Ai u pa për herë të fundit brenda tetëkëndëshit në korrik, kur mundi Jordan Leavitt në raundin e dytë në “UFC Fight Night 208” në Londër.

Kujtojmë që 27-vjeçari anglez deri më tani numëron 22 ndeshje të zhvilluara në MMA, prej të cilave ka 19 fitore dhe tri humbje.