Yjet e Kosovës në lotë gjatë qëndrimit tek familja e cila do të bëhet me shtëpi të re

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë të cilat i zhvillon në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Nga aktivitet sportive të cilat i zhvillon çdo ditë, si stërvitjet taktike e fizike, Përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur kohë edhe për aktivitete jashtë fushës së blertë, shkruan Reporteri.net

Se Kosova ka djemtë më të mirë, e dëshmon edhe fakti se të gjithë lojtarët kanë vendosur që të dhurojnë para nga xhepi i tyre në mënyrë që ta bëjnë me shtëpi të re një familje me kushte të rënda ekonomike.

Përzgjedhjen e ka bërë humanisti Halil Kastrati nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ i cili bashkë me Samir Ujkanin, Milot Rashicën, Mërgim Vojvodën e Muharrem Sahitin kanë vizituar familjen në fjalë.

Pasi i kanë kumtuar lajmin se do të fillonin t’ia ndërtonin shtëpinë e re, Ujkani nuk ka arritur t’i mbajë lotët i cili ka qenë shumë i emocionuar, shkruan Reporteri.net

Të emocionuar shihen edhe dy yjet tjerë të ekipit, Milot Rashica dhe Mërgim Vojvoda.

Duhet cekur që ky nuk është aktiviteti i parë humanitar i djelmoshave të Kosovës. Ditë më parë Milot Rashica kishte shtruar iftar për 310 persona.

Ky gjest i futbollistëve tanë ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe ka bërë edhe njëherë të qartë se djelmoshat e Përfaqësueses janë krenaria më e madhe e Kosovë.

Reklama