Xërxa bëhet me ndriçim publik, Latifi premton projekte të tilla për tërë Rahovecin

Në Xërxë të Rahovecit është përuruar përmbyllja e projektit të fundit të komunës për funksionalizimin e ndriçimit publik.

Për këtë gjë ka njoftuar kryetari i Komunës, Smajl Latifi.

“Sonte në Xërxë përuruam ndriçimin publik, fshat ky që tashmë ka ndriçim në shumicën e vendbanimit. Mbi 7km rrugë janë të ndriçuara vetëm në Xërxë”, ka njoftuar Kryetari Latifi.

Ai ka theksuar se komuna do të vazhdojë me projekte të ngjashme në të gjithë Rahovecin. /RahoPress/

Reklama