VV nuk e voton rezolutën e AAK-së për pensionet

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e AAK-së për rishqyrtimin e vendimit të qeverisë për uljen e shtesave për pensionistët, stafin shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë.

Kjo rezolutë e AAK-së mori vetëm 22 vota pro, teksa 56 ishin kundër dhe një abstenim.

Ndryshe, në lidhje me këtë çështje, sot në Kuvendin e Kosovës u mbajt interpelancë e ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ky i fundit në Kuvend tha se është gabim logjik të thuhet se shtesat janë ulur.

“Të thuhet se ka pasur zbritje do të duhej të nënkuptonte se ka pasur një vendim për shtesa për muajin prill. Sa kanë qenë të parapara shtesat për muajin prill? Vendimin që e kam flet për janar shkurt dhe mars”, tha ai.

Reklama