VV-ja nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancën për presidentin

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.

Zyrtari në VV, Përparim Kryeziu tha se seanca pritet të mblidhet brenda orëve të pasdites të së premtes.

“Janë mbledhur nënshkrimet për seancë, për votim të suksesshëm nuk e di. Gjasat janë që po, pasdite te mbahet, por nuk është vendosur ende. Pritet të vendoset pas mbledhjes së kryesisë”, tha Kryeziu.

Siç mëson Koha, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pritet të mbahet në orën 15:00.

Reklama