Vuçiq: Po shkoj te Papa për t’iu lutur që të mos e njohin Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq fillon sot vizitën e tij zyrtare në Vatikan.

Sipas shërbimit për shtyp të shefit të shtetit serb, ai do të pritet nga Papa Françesku si dhe do të takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolini, transmeton Klan Kosova.

“Po shkoj në Vatikan për t’iu lutur Papës që të mos e njohin Kosovën” iu tha Vuçiç gazetarëve së fundmi në Beograd.

Delegacioni i Presidentit të Serbisë përfshin edhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq dhe profesorin Darko Tanaskoviq, ish- ambasadori serb në Vatikan.