Vuçiq para kamerave shkarkon drejtorin e Energjetikës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qortuar sot ushtruesin e detyrës së drejtorit të Energjetikës në Serbi, Milorad Grçiq, se nuk e kishte njoftuar për një zjarr në bllokun B1 të termoelektranës.

Ai para kamerave televizive i tha Grçiqit që të stabilizojë sistemin deri në Vitin e Ri e më pas të gjejë një punë tjetër, raporton B92.

Kur Grçiq iu përgjigj se problemi u zgjidh shpejt, Vuçiq i tha se duhej të kishte treguar për këtë, e jo që ai të merrte njoftimin nga BIA.

“Mos më ngarko. Unë mendoj se deri në Vitin e Ri ti do ta stabilizosh këtë, dhe pastaj bëj diçka tjetër”, tha Vuçiq.

Reklama