Vritet polici Sami Thaçi gjatë një aksioni në Zhur të Prizrenit

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga shpërthimi I një mjeti eksplodues gjatë një operacioni bastisjeje në fshatin Zhur të Prizrenit.

Incidenti ka ndodhur kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të Njësisë Anti-Drogë kishin shkuar në një shtëpi për bastisje dhe teksa ata ndodheshin në katin e dytë të shtëpisë ka shpërthyer një mjet shpërthyes.

Në këtë incident ka mbetur i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës e dy të tjerë kanë pësuar plagë trupore.

Po ashtu, lëndime trupore ka pësuar edhe një fëmijë. Polici i vrarë është Sami Thaçi.

Ky zyrtar policor ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Reklama