Vritet një person në Pejë

Një person po dyshohet  se është vrarë sot në Pejë.

Policia me anë të një komunikate për media ka thënë se me datën 05.09.2020 rreth orës 17:00, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në rrugën ‘Eqrem Qabej’ nё Pejë, ёshtё njё person i gjakosur.

Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë menjëherë iu kanё përgjigjur vendngjarjes.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur me (1959)

“Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm”, thuhet në njoftim.

Reklama