Vritet me thikë 19-vjeçari në Malishevë

Një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka përfunduar me vrasje. Aty ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar Prokurori Ramiz Buzhala.

 “Janë dy grupe dhe janë të involuar 8 persona, të ndamë në grup ka 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur i vitit 2000. Është përdorur thika dy herë. Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistu personi që po dyshohety se e ka kry vrasjen. Për arsyet më banale të mundshme ka ndodhur rasti. Me kerre, jo m’kqyre jo anej. Jam tu shku me ba kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Kufoma është në Prishtinë për autopsi”, ka thënë Buzhala për Express.

Reklama