Vriten 5 anëtarë të një familje në Gjilan, policja vret 4 anëtarë të familjes dhe veten

Një zyrtare police ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj, dhe më pas edhe vetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, në lajen Bojanina, dhe rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria.

Prokuroria ka bërë të ditur se një zyrtare policore ka ekzekutuar katër anëtarë të familjes së saj, dhe personi i pestë i vrarë ka qenë ajo vetë, duke i marrë jetën vetës në fund, gjithashtu me armë zjarri.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në vendin e ngjarjes Prokuroria thotë se menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Reklama