Vreshtarët fitojnë 102:94 kundër Bashkimit në Mizahir Isma

KB Rahoveci e ka mposhtur skuadrën e Bashkimit në xhiron e 26 të Superligës së Kosovës në basketboll. Dueli i luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, ka përfunduar me shifrat 102:94 për Rahovecin.

Në fakt, fituesi i kësaj ndeshjeje është vendosur pas dy vazhdimeve nga pesë minuta pasi koha e rregullt përfundoi 80:80. Ndërkohë, rezultati ishte i barabartë edhe pas vazhdimit të dytë 88:88 përpara se ta fitoj Rahoveci duelin në vazhdimin e dytë.

Amerikanët Darrel Davis e Ed Daniel ishin më të dalluarit te Rahoveci. Davis shënoi 33 pikë derisa Daniel shtoi “double-double” prej 23 pikëve e dhjetë kërcimeve. Obina Oleka pati 25 pikë e 23 kërcime te Bashkimi kurse Milosh Laktoviq realizoi 22 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen.

Reklama