Vrasja në kazinon e Suharekës, policit i vërtetohet dënimi me burg të përjetshëm

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ish rreshterit policor Shefki Spahiu për vrasjen të riut Jetmir Alijaj në një kazino në Suaharekë.

Supremja vlerësoi se dënimi me burgim të përjetshëm është vendimi i duhur pasi vrasja ka ndodhur në rrethana posaçërisht të rënda.

Sipas gjykatës më të lartë në vend, motivi i policit në këtë vrasje si dhe fakti që viktima ka qenë person i pambrojtur dhe nuk ka pasur mundësi të mbrohet, e po ashtu, sjellja e të akuzuarit pas kryerjes së veprës penale, duke tentuar fshehjen e krimit dhe asgjësimit të provave, kanë ndikuar që të njëjtit t’i shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm.

Ish rreshteri Spahiu ishte dënuar me burgim të përjetshëm në shtator të vitit 2020 nga gjykata e Prizrenit.

Ai akuzohej se gjatë kohës sa kishte qëndruar në kazino, duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën-pistoletën e markës “Glock” dhe kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

Kurse për veprën penale manipulim me prova, qysh në fillim të gjykimit, i akuzuari Spahiu kishte pranuar fajësinë.

Reklama