Vrapuesi nga Rahoveci Erzen Zyberaj vrapon 100km, thyen edhe një rekord

Vrapuesi nga Rahoveci, Erzen Zyberaj, ka thyer edhe një rekord të ri në këtë disiplinë, duke vrapuar 100 kilometra. I gjithë vrapimi i tij i sotshëm është nisur dhe përfunduar në hapësirën e parkut të kryeqytetit, Gërmi.

Zyberaj, këtë vrap e ka bërë në kuadër të përgaditjeve të tij për garën e ardhshme në Cappadocia të Turqisë, me 2,800 metra ngjitje, që do të mbahet me 16 tetor të këtij viti.

Zyberaj i ka përfunduar 100 km vrapim me një kohë prej 8:37:06 me një ritëm prej 5.10.

Atleti rahovecas është një prej vrapuesve më të zot në regjionin e Ballkanit. Ai është fituesi i shumicës së maratonave që mbahen në Ballkan, por edhe më gjerë.

Synim i tij mbeten përgaditjet për garën në Cappadocia të Turqisë në shtegun ultra-trail. /RP/

Reklama