Vranët, ftohtë e shi – moti për sot

Sot në Kosovë do të mbajë mot me shumë vranësira dhe më  ftohtë se sot. Cikloni do të fillojë të ndikojë më shumë mbi rajonin tonë. Kemi të bëjmë me një ciklon i cili do të krijohet në shtresa të larta atmosferike.

Ky ciklon do të stacionohet mbi Evropen lindore dhe juglindore dhe do të na dërgojë lagështi të madhe ditëve të ardhshme.

Pasdite në disa rajone priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje dhe rrebeshe shiu nesër do të mbajë edhe në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe shumë pjesë të Shqipërisë. Në perëndim dhe jug të Shqipërisë do të ketë edhe intervale kohore me diell.

Pra nesër në Kosovë mot me vranësira të dendura, më ftohtë dhe me reshje të shpeshta atmosferike./Meteoballkan

Reklama