Vranët e reshje shiu – moti për sot

Sot në Kosovë do të kemi shtim gradual të vranësirave, ndërsa gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu. Reshjet nuk pritet të jenë të dendura dhe as gjithëpërfshirëse.

Në Shqipëri gjithashtu  do të ketë mot të vranët dhe me reshje lokale shiu. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa reshje më intensive priten në veri dhe veriperëndim të vendit, kurse reshje më të pakta në jug të vendit.

Në Maqedoninë Veriore do të mbajë mot kryesisht të vranët dhe me reshje lokale të dobëta shiu. Mund të ketë edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Mal të Zi priten reshje më të shumta shiu, kurse gjatë pasdites priten edhe rrebeshe lokalisht të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë.

Të premten do të kemi mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillim vranësirash të cilat gjatë pasdites vende-vende do të sjellin edhe riga apo rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimëm kryesisht në Kosovë, Mal të Zi dhe pjesërisht në Shqipëri dhe Maqedoni.

Të shtunën në tërë rajonin do të kemi mot fantastik me shumë diell dhe me ngirtje të temperaturave, kurse të dielën do të kemi depërtimin e ciklonit të fuqishëm i cili do të na sjellë reshje intensive shiu si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Vende-vende priten edhe rrebeshe të fuqishme shiu me  vetëtima, bubullimë dhe breshër. Pra, nga e diela pritet destailizim i fuqishëm i motit në tërë rajonin tonë, ku pritet të kemi reshje intensive shiu, stuhi, shtrëngata lokale të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë javës tjetër. /MeteoBallkan

Reklama