Vranësira të kohëpaskohshme por edhe sot thatë dhe mot i nxehtë

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë celsius.

Në viset malore temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të jenë më të ulëta për 8-10 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë dhe kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për popullatën.

Kontakti me diellin nga ora 9-17 mundësisht të jetë i kufizuar.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-7m/s.

Reklama