Voton Smajl Latifi, porosi qytetarëve: Vendimi është në dorën tuaj

Pak më parë ka votuar kryetari Smajl Latifi, i cili ka thënë se Rahoveci po jep shembull për procesin e qetë dhe demokratik zgjedhor.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë dhe të vendosin për të ardhmen e tyre, duke votuar.

“Është në dorën tuaj”, ka shkruar Latifi.

“Rahoveci edhe këtë herë po tregon shembull për një proces shumë të qetë dhe demokratik. Dilni votoni dhe vendosni për të ardhmen. Është në dorën tuaj!”, ka thënë kryetari i Rahovecit.

Reklama