Voton Smajl Latifi: Ditë të mira e presin Rahovecin

Ka votuar sot edhe kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka kërkuar nga qytetarët pjesëmarrje në zgjedhje.

Latifi ka thënë se ardhmëria është sot në një të rënë lapsi.

Ai ka shkruar:

Në këtë ditë të bukur nëntori, me bashkëshorten Fatimen dhe djalin Etnikun, e kryem obligimin qytetar – VOTUAM.

Ardhmërinë e keni në një të rënë lapsi. Vendimi juaj përcakton rrugën që duhet ndjekur drejt zhvillimit. Ditë më të mira e presin Rahovecin. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj: VOTONI!

Reklama