Vjosa Osmani zgjedhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Nënkryetarja e LDK’së Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Osmani mori 65 vota. Kundër nuk kishte asnjë votë derisa askush nuk abstenoi.

Osmani u propozua për këtë pozitë nga Vetëvendosje vendim që erdhi pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK’në.

Qeveria e re me në krye Albin Kurtin u zgjodh sot me 66 vota derisa 10 deputetë abstenuan.

Albin Kurti e ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvndëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Reklama