Vjosa Osmani qan në Kuvend pasi zgjidhet presidente

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka filluar të qajë menjëherë pasi ka dhënë betimin për postin e të pares së vendit.

Osmani filloi të qante menjëherë pas dhënies së betimit, pasi shkoi drejt kryekuvendarit Glauk Konjufca.

Osmani është zgjidhur presidentja e gjashtë e vendit me 71 vota pro saj në raundin e tretë të seancës për zgjedhjen e saj.

Kundërkandidat i saj ishte Nasuf Bejta, i cili nuk mori asnjë votë nga deputetët për postin e të parit të vendit.

Reklama