Vjosa Osmani përlotet tek varri i Fehmi Aganit: Ai i bënte të gjithë bashkë edhe në kohët më sfiduese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit Fehmi Agani, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani është përlotur derisa tha se Agani ishte njeri që gjithmonë dinte t’i bënte të gjithë bashkë.

Ajo gjithashtu theksoi se Fehmi Agani ishte krahu i djathtë i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Sot më 6 maj, në 22 vjetorin e vrasjes makabre të akademik Fehmi Aganit, të njeriut i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e bazamentit të shtetit të Kosovës.Së bashku me kryeministrin e vendit dhe familjarët bëmë nderime tek varri i tij për ta kujtuar në radhë të parë shpirtin e tij liridashës por mbi të gjitha intelektualin i cili kurrë nuk rreshti së punuari për Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran”, tha Osmani.

Presidentja e vendit theksoi se kujtimi për Aganin do të jetë i përjetshëm.

“Ai ishte njeri që gjithmonë dinte ti bënte të gjithë bashkë në kohët më sfiduese, ishte krahu i djathë i presidentit Rugova e mbi të gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohej përtej kufijve tanë.I përjetshëm do të jetë kujtimi për të, dhe për të gjithë ata të cilëve u mori jetën gjenocidi serb”shtoi ajo.

Reklama