Vjen reagimi i Ramush Haradinajt pas sulmit në Gllogjan

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar pas krimit makabër në Gllogjan të Deçanit, ku janë vrarë tre persona, në një sulm mbi një autobus me udhëtarë.

Haradinaj e ka dënuar ashpër këtë sulm dhe ka kërkuar kapje të shpejt të autorit.

Ai ka shkruar:

I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.

Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne.

Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre.

Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë.

Reklama