Vjen reagimi i parë i LDK-së pas zgjedhjes së Konjufcës Kryetar Kuvendi

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, ku ka arsyetuar votën e LDK-së për propozimin e VV-së për Glauk Konjufcën kryetarë të Kuvendit.

“Ne kemi thënë që do ti votojmë të gjitha pozicionet kushtetuese nëse partneri potencial vendosë ta ndjekë këtë rrugë”, tha ai.

Ndërsa i pyetur si do të ndikojnë në bisedimet me VV-në zgjedhje e Glauk Konjufcës në postin e kryeparlamentarit, Abdixhiku ka thënë se qëndrojnë mbrapa deklarimeve të sotme.

“Ne i qëndrojmë propozimet të sotëm për kryesisë së sotme”, tha shkurt ai.

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dalë me një ofertë 5 pikëshe për t’i dhënë fund bllokadës në të cilën janë përfshirë dy partnerët e mundshëm të koalicionit qeveritar LVV-LDK.

Tani që kanë mbetur më pak se një orë deri në fillim të seancës konstituive të Kuvendit, pas mbledhjes së kryesisë së vet LDK-ja ka dalë më një propozim 5 pikësh i cili është si në vijim:

  1. Siç është dakorduar tashmë, përgjegjësitë ministrore ndahen proporcionalisht në mes të dy partnerëve qeverisës.
  2. Kryeministri dhe një zëvendëskryeministër i Qeverisë i takojnë LVV-së.
  3. Kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër i takon LDK-së. Nënkryetarët e Kuvendit ndahen sipas rregullimit Kushtetues.
  4. Ditën që zgjidhet Presidenti i propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LVV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit.
  5. Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë.
Reklama