Vjen nga Gjermania për ta votuar Latifin / Sinani: Më e pakta që mund ta bëjmë për Smajl Latifin

Në mbështetje të kryetarit Smajl Latifi, i cili kandidon edhe për një mandat të ri në zgjedhjet e 17 tetorit, ka ardhur nga Gjermania afaristi i njohur nga Celina, Ilir Sinani.

Ai sot e ka vizituar edhe në komunë Kryetarin Latifi.

Ai ka thënë se Latifi ka kontribuar për Rahovecin dhe se më e pakta që mund të bëhet për të është mbështetja në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Sot kam ardhur nga Gjermania në përkrahje të kryetarit Smajl Latifi. Kryetari Latifi ka punuar shumë dhe ka kontribuar ndër etapa për Rahovecin. Më e pakta që mund të bëjmë për të është mbështetja për zgjedhjet e 17 tetorit. Suksese Kryetar!”, ka shkruar Sinani.

Ndërkaq, Latifi e ka falënderuar SInanin, duke thënë se kur merr mbështetjen e njerëzve sikur ai, e  di se je në rrugë të drejtë.

“Falënderoj për përkrahjen e sinqertë Ilir Sinanin, afaristin e njohur nga Celina, i cili jeton e vepron në Gjermani. Kur merr mbështetjen nga një humanist me shpirt bujar e nga një bamirës i madh, i cili ka bërë shumë vepra të mira dhe ka ndërtuar shumë shtëpi në tërë Kosovën, siç është Iliri, e din se je në rrugë të drejtë!”, ka shkruar Latifi.

Reklama