Vjen edicioni i shtatë i AgroFestës në Krushë të Madhe

Me 20, 21 dhe 22 në Krushë të Madhe do të mbahet festivali tradicional i perimkulturës AgroFesta.

Ky do të jetë edicioni i shtatë që mbahet ky festival, i cili mbledh qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës.

RahoPress do të jetë sponsor medial i festivalit.

Njoftimi nga organizatorët:

Festivali AgroFesta 2021 vjen me 3 Ditë t’Gzueme! 🌶😍

Festivali tradicional i perimekulturës në Krushë të Madhe, AgroFesta, në edicionin e shtatë vjen me shumë aktivitete perimtare, kulturore dhe rekreative.

AgroFesta tash e disa vite mbledh në Krushë të Madhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët vizitojnë Krushën e Madhe dhe shohin nga afër përkushtimin e madh të krushjanëve dhe punën e tyre në prodhim të perimekulturave dhe produkteve te tyre.

Festivali sivjet mbahet më 20, 21 dhe 22 Gusht 2021.

Festivali mbahet me përkrahjen e Komunës së Rahovecit.

Reklama