Viti i ri shkollor pritet të nisë në dy faza

Viti i ri shkollor 2020/2021 pritet të nis në dy faza. Më 14 shtator pritet të nis mësimi për parashkollorët, klasat 1, 2, 3, 6 dhe 10 ndërkaq, klasat tjera fillojnë më 21 shtator.

Vendimi është marrë sot në një takim online në të cilin kanë marrë pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, drejtorët komunal të arsimit e drejtori ekzekutiv të Asociacionit të komunave, bëjnë të ditur disa burime për “Kohën”.

Sipas burimeve, ato shkolla që nuk janë të gatshme për mbajtjen e mësimit në shkolla, këtë proces do ta realizojnë nga distanca.

Në MASH kanë thënë se brenda pak minutave do të dërgojnë një komunikatë për media rreth kësaj çështjeje.

Reklama