Vilet dredhëza e parë për vitin 2019 te njëri prej fermerëve rahovecas

Kryetari Smajl Latifi ka vjelë dredhëzën e parë te njëri prej fermerëve rahovecas, i cili ka përfituar nga grantet e komunës për bujqësi.

‘’Sot kisha nderin dhe kënaqësinë të bëj vjeljen e dredhëzës së parë për vitin 2019 te fermeri Selami Haxhimustafa, i cili më ftoi për këtë ceremoni. Haxhimustafa është një nga përfituesit e granteve nga Komuna, kurse për herë të parë ai është përkrahur me 5 ari serra’’, ka shruar Latifi.

Kreytari Latifi ka theksuar se bujqësia është segment kyç i ekonomisë së Rahovecit.

‘’Jam krenar që prodhimet e fermerëve tanë janë të kualitetit të lartë dhe të standardeve evropiane’’, ka shtuar ai. /RahoPress/

Reklama