Vihet gurthemeli i Kompleksit Muzeor “Ukshin Hoti”

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Rahovecit, Rumir Zhuniqi, ka njoftuar se sot është vënë gurthemeli i Kompleksit Muzeor “Ukshin Hotit”, në ditëlindjen e veprimtarit të njohur shqiptar që vjen nga Krusha e Madhe.

Zhuniqi ka theksuar se përmes këtij kompleksi Komuna e Rahovecit promovon vlerat që i barte në personalitetin e tij Ukshin Hoti.

Zhuniqi ka shkruar:

Me rastin e ditëlindjes së veprimtarit dhe mendimtarit të shquar shqiptar nga Krusha e Rahovecit, sot vumë̈ gurthemelin e Kompleksit Muzeor “Ukshin Hoti”, pranë̈ shtëpisë̈ muze të Ukshin Hotit.

Përmes këtij kompleksi, Komuna e Rahovecit, duke vepruar institucionalisht promovon vlerat e larta intelektuale, politike dhe kombëtarë të Ukshin Hotit, i cili njihet për përkushtimin, sakrificën dhe filozofinë politike në shërbim të lirisë së popullit shqiptar.

Projekti i kompleksit muzeor është dizajnuar dhe planifikuar të mos e pengojë fizikisht e as konceptualisht shtëpinë muze, përkundrazi e plotëson dhe e bën më të qartë fotografinë e personalitetit të Ukshin Hotit.

Reklama