Vetura godet për vdekje një person në Balincë të Malishevës

Të premten ka humbur jetën një këmbësor në fshatin Balincë të Malishevës pasi që është goditur nga një veturë.

“Deri te aksidenti i ndodhur dyshohet se ka ardhur derisa para automjetit , kishte qene duke qarkulluar në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, kishte dalë një këmbësor duke i kaluar barrierat e metalta, përkundër rregullave te trafikut, ku vozitësi duke mos e vërejtur nuk ka mundur që t’i evitohet goditjes dhe me pjesën e parme  e ka goditur këmbësorin i cili sapo kishte filluar qe të dalë në rrugë prej anës së majtë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klan Kosova.

“Si pasojë e goditjes këmbësori kishte pësuar lëndime serioze për jetë, ku nga disa kalimtarë të rastit sipas tyre kishte pasur shenja jete, dhe e kishin dërguar ne QKMF në Kijevë. Viktima ishte sjell pa shenja jete , ku edhe e kane konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa vozitësi po ashtu kishte pësuar lëndime trupore”.

Në njoftim thuhet se viktima iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Reklama