Vetëm edhe sonte acar i fortë

Edhe sonte jemi nën ndikimin e masave mjaft të ftohta me origjinë nga Siberia kontinentale. Temperaturat minimale edhe sonte do të jenë mjaft të ulëta në tërë rajonin tonë, megjithatë dukshëm më të buta se natën e kaluar.

Temperaturat minimale pritet që sonte të shkojnë deri në -11 ose -12 gradë Celsius në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.

Nga nesër masa më të ngrohta ajrore depërtojnë në rajonin tonë së bashku me vranësira dhe në mbrëmje edhe reshje kalimtare lokale shiu e bore. Reshjet nuk do të zgjasin shumë dhe do të jenë të karakterit lokal.

Nga e enjta alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ngritje progresive, ndërsa priten ngrica të dobëta në disa rajone./Meteoballkan

Reklama