Vërshohen tokat bujqësore në Xërxë, Duraku në terren

Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku ka qëndruar sot në Xërxë pasi që reshjet kanë shkaktuar sërish vërshime në këtë fshat.

Duraku ka thënë se janë evidentuar dëme në tokat bujqësore.

Ai ka thënë se komuna ka ofruar gatishmërinë që të nërhyjë në rast nevojë.

Njoftimi i plotë:

Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar sërish vërshime në disa pjesë të komunës sonë. Sot bashkë me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Afrim Dina, qëndruam në Xërxë, ku pamë dëmet e shkaktuara në tokat bujqësore.

Shprehëm gatishmëri qe me kapacitetet tona institucionale të ndërhyjmë që të evitojme ose minimizojmë dëmet, ndërkohë që nga institucionet qendrore do të kërkojmë kompensim për secilin dëm të mëhershëm dhe të tashëm të shkaktuar nga reshjet dhe vërshimet.

Reklama