Vendoseni rripin e sigurisë, Policia e Kosovës në aksion

Policia e Kosovës në kuadër të projektit Roadpol, Rrjeti Evropian i Policimit të Rrugëve, do të ndërmerr aksion për të kontrolluar vozitësit se a janë duke e vendosur rripin e sigurinë.

Drejtori i Drejtorisë së Trafikut në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi ka thënë se ky aktivitet është në kuadër të operacionit europian “Roadpol– Rripi i Sigurisë”.

Rexhepi bëri të ditur se ky aksion ka filluar me datën 8 mars dhe do të zgjasë deri më 15 mars.

“Mos vendosja e rripit të sigurisë mund të rrisë shumë rrezikun e një lëndimi serioz gjatë një përplasjeje në aksident trafiku dhe mund të jetë përgjegjëse për shumë vdekje në rrugë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës me rastin e fillimit të këtij aktiviteti.

Policia e Kosovës ka theksuar se me veprimin e thjeshtë të vendosjes së rripit të sigurisë në mjetin tuaj, lëndimet e rënda dhe fatalitetet në përplasje mund të zvogëlohen në mënyrë dramatike.

Reklama