Vendi që u pastrua para një muaji, shndërrohet sërish në deponi mbeturinash

Drejtori i Shërbimeve Publike në Rahovec, Përparim Krasniqi, ka publikuar disa fotografi brengosëse të ndotjes së mjedisit në fshatin Zoqishtë.

Vendi që është shndërruar sërish në deponi mbeturinash, ishte pastruar jo më larg se një muaj.

Këtë veprim të njerëzve të papërgjegjshëm, Krasniqi e ka quajtur të turpshme, ndërkaq ka ftuar Inspektoratin dhe Policinë që të merren me rastin.

Reagimi i plotë:

Turp për ata që hudhin mbeturina në mjedis të pastërt!

Kjo gjendje është mbi fshatin Zoqishtë, ku sot gjatë ditës nga faktori njeri është hedhur mbeturinë në një mjedis të pastërt dhe të ndaluar, ku para 1 muaji kjo deponi është larguar.

Ftoj inspektoratin komunal dhe Policinë e Kosovës të merren me rastin!

Reklama