
Kryetari i PDK-së në komunën e Rahovecit, Idriz Vehapi ka uruar besitmarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit.
Ai ka uruar që vlerat njerëzore që i sjellin botës paqe e harmoni, ta përcjellin shoqërinë gjatë këtij muaji.

Urimi i plotë i Vehapit;
Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaji që na bënë të mendojmë më shumë për vlerat njerëzore, të cilat i sjellin botës paqe, harmoni, mirëkuptim, falje, e mbi të gjitha solidarizim.
Prandaj, uroj që këto vlera të na përcjellin përgjatë gjithë këtij muaji të bekuar, e përgjatë gjithë jetës, sepse kjo është mënyra më e mirë për të jetuar së bashku dhe për t’ua lënë fëmijëve tanë një botë më të mirë.
Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve!
