
Kryetari i PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi ka kujtuar të rënët për liri me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Rahovec.
Vehapi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ”dëshmorët do t’i kujtojmë gjithmonë”.

Shkrimi i plotë:
Sot, në Ditën e Dëshmorëve të Rahovecit, kujtuam dëshmorët e parë, Milaim Krasniqin e Elmi Morinën. Kujtuam Bedrushin, Tonin, Micin, Mensurin, Feimin, shejh Myhedinin…I kujtuam dhe do t’i kujtojmë gjithmonë të gjithë ata trima luftëtarë që ja falën jetën Atdheut dhe u bënë motiv brezash për ta dashur dhe zhvilluar Kosovën e lirë!
Lavdi djemve të Rahovecit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri!
