“Veç ti”

Poezi nga Xhevdet Bajraj, poeti i njohur nga Rahoveci, i cili njihet si profesor universitar në Meksikë.

Veç ti

Një grua
me vath yjesh të arta në vesh
qeth qengjat buzë lumit të përrallave

Ylberi kuqezi
stolis peizazhin shqiptar

Një budalla 
me kallash në dorë
merr diellin në shenjë
BAM
ngordh ditën

Ylberi u drodh
dhe zbriti në sytë e vashës
dy yje bënin dritë
hëna lindi mes gjinjve të saj
po askush nuk e pa
pos teje

Se …
Të gjithë tashmë ishin
në gjumë
veç ti
kishe vdekur përnjëmend!

Xhevdet Bajraj

Reklama